Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Prekaz në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Prekaz në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai  i uroi të gjithë shqiptarët për këtë ditë historike, teksa urim të veçantë u bëri edhe aleatëve të Kosovës, ku theksoi se ‘edhe ata kanë hise në Pavarësinë tonë’. “Nderojmë komandantin legjendar, Adem Jasharin, familjen Jashari, dhe me këtë nderojmë të gjithë të rënët për liri, të gjithë brezave të kombit tonë shqiptar, njëkohësisht nga zemra iu uroj shqiptarët kudo që janë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, Pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht ia uroj edhe aleatëve tanë të sigurisë, urime, sepse ata kanë pjesë, hise në Pavarësisë tonë. Duhet të rreshtohen për të ruajtur pavarësinë dhe lirinë e vendit, e nëse ka gabime në rreshtim, ai shton se rrezikohen themelet e shtetit, ka nënvizuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …