Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga shqiptarët në Maqedoni të mos i besojnë mashtrimeve të Albin Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga komuniteti shqiptar i cili jeton në Maqedoninë e Veriut të mos i besojë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili dje qëndroi për një vizitë në Shkup e në Tetovë. Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, duke përfshirë edhe rrugën e Plavës, që ka rëndësi të jashtëzakonshme për lidhjen e kësaj krahine shqiptare të Malit të Zi me Kosovën. Albin Kurti pasi ka kuptuar që nuk po mund t’i mashtrojë qytetarët me rrugë e projekte, ka shkuar t’i mashtrojë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për rrugën Tetovë – Prizren.  Albini e provoi mashtrimin e tij edhe në Shqipëri, por ata nuk i besuan dhe e përzunë. As ju në Maqedoni  mos bini pre e mashtrimeve të mashtruesit, Albin Kurti, ka shkruar mes tjerash, në një postim të tij, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …