Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar bashkëbisedimin e tij me qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar bashkëbisedimin e tij me qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar bashkëbisedimin e tij me qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës, ku tha se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i gatshëm ta ndihmojë vendin. “Në Fushë Kosovë ku bashkohen qytetarët e mbarë Kosovës dhe Luginës, sqarova se i kam vënë vetes obligim që të vizitoj të gjitha komunat e vendit për bashkëbisedim me qytetarët, obligim ky që del nga fakti se kam qenë pjesë e çlirimit dhe shtetndërtimit të vendit. Haradinaj ka thënë se marrëveshja obligative ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke, ishte fokus i këtij takimi, pasi që vendimet e saj prekin të ardhmen e secilit prej nesh dhe fëmijëve tanë. “Sa i përket qeverisjes në vend, shpreha shqetësimin tim se vendi po shkon prapa, krizat ekonomike dhe energjetike, vetëm se po thellohen”. “Përkundër zhgënjimit që kemi për këtë lloj qeverisje, unë dhe Aleanca, jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq kur janë në pyetje interesat nacionale”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama: Ne shqiptarëve, nuk na del një shtet, na duhen dy shtete, andaj i kemi dy kombëtare në futboll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  tha se shqiptarët nga Kosova që e përfaqësojnë Shqipërinë në …