Ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Jorn Rohde, do të donte të shihte përfaqësuesit e serbëve, që të kontribuojnë në stabilizimin e situatës në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se do të donte të shihte përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që “të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në stabilizimin e situatës në Kosovë. Për shembull, duke u shpjeguar qytetarëve serb të Kosovës realitetin se në Kosovë duhet të përdorni targa të Kosovës. Ai i ka bërë këto komente, në ditën kur Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit që përmban tri faza, për ri-regjistrimin e makinave me targa që i lëshon Serbia dhe konvertimin e tyre në targa RKS, apo Republika e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS. Serbia, e cila ushtron kontroll mbi serbët në veri, i kundërshton ato dhe insiston në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Ndërkaq, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë ka paralajmëruar rezistencë të ashpër qysh në momentin kur do të shqiptohet gjoba e parë lidhur me targat. Po ashtu, ajo ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri dhe vendkalimet kufitare me Serbinë, në rast se autoritetet e Kosovës konfiskojnë automjetet me targa të lëshuara nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …