Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Më 4 nëntor mbahet konferenca e 15-të në procesin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Më 4 nëntor  mbahet konferenca e 15-të në procesin gjyqësor kundër  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në bazë të vendimit të gjyqtarit paraprak mbi caktimin e kësaj konference është bërë me dije se në këtë konferencë do të diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e mëtutjeshëm dhe çështje të tjera. Sa i përket nxjerrjes së provave do të kërkohet të dihet nëse është bërë progres në procesin e zbulimit në lidhje me materialin e rregullës 107, në veçanti, sa nga ky material mbetet për t’u pastruar dhe nëse ndonjë aplikim shtesë në përputhje me këtë rregull është i pashmangshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”. Lidhur me përkthimet, gjykatësi paraprak ka kërkuar të informohet nëse administrata mund sigurojë një përditësim për përkthimet e pazgjidhura, në veçanti përparimin e përkthimit të aktakuzës së ndryshuar më tej dhe grafikut të rregullës 109 (c) dhe plotësimit të tij. Ndërsa sa i përket hetimeve të mbrojtjes dhe hapave të mëtejshëm, do të kërkohet të dihet nëse mbrojtja mund të japë më shumë informacion mbi statusin e hetimeve të tyre, veçanërisht çfarë hapash kanë ndërmarrë për të çuar përpara hetimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …