Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, i ka dhënë përkrahje kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, i ka dhënë përkrahje kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, i ka dhënë përkrahje kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës. Ai përmes një postimi e ka falënderuar Pacollin për mbështetje.  “Kësaj radhe Mitrovica është shumë përtej dallimeve politike. Jemi bashkuar për ta kthyer në rrugë të mbarë. Jemi bashkuar për t’ia kthyer Mitrovicën qytetarëve. Faleminderit z. Pacolli dhe miqve të AKR-së për përkrahjen! Bashkë për Mitrovicën”, ka shkruar Bedri Hamza.

Të kujtojmë me këtë rast se kandidati për kryetar i Vetëvendosjes,  në Mitrovicë,  Agim Bahtiri, disa vjet më herët kishte fituar në zgjedhjet vendore me votat e Behxhet Pacollit dhe  AKR-së, po kur kjo parti nuk mori vota të mjaftueshme në zgjedhjet e përgjithshme, ai u largua nga AKR-ja dhe u bashkua me Vetëvendosjen. Agim Bahtiri merr dhjetëra mijëra euro në vit nga buxheti i Kosovës me familjarët e tij, edhe pse ka një pasuri qindra milionëshe dhe kjo ilustron më së miri, “kauzën sociale” të Vetëvendosjes, si parti poltike e majtë. RKL

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …