Zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla takoi ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini

Zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla takoi ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini

 Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zëvendës-komandanti i FSK-së, gjeneral major,  Enver Cikaqi dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasimi, takoi sot ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini. Fillimisht, zëvendësministri Syla i uroi mirëseardhjen në Republikën e Kosovës dhe e falënderoi për kontributin e dhënë në të gjitha proceset e shtetndërtimit. Më pas, zëvendësministri Syla dhe ministri italian i Mbrojtjes, Guerini, biseduan lidhur me thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes Republikës së Kosovës dhe Italisë. Në anën tjetër, ministri Guerini shprehu gatishmërinë e Italisë të vazhdojë të punojë afër me institucionet e Kosovës, e cila do të shtohet në realizimin e vizitave të ndërsjella.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …