Fillimi / Lajmet / Shaqir Totaj në tubimin përmbyllës deklaroi se të dielën Prizreni do ta hap kapitullin e zhvillimit
Shaqir Totaj në tubimin përmbyllës deklaroi se të dielën Prizreni do ta hap kapitullin e zhvillimit

Shaqir Totaj në tubimin përmbyllës deklaroi se të dielën Prizreni do ta hap kapitullin e zhvillimit

Partia  Demokratike  e Kosovës, Dega në Prizren ka mbajtur tubimin përmbyllës, pas gati një muaji sa ka bërë fushatë me qëllimin e arritjes së aleancës me qytetarin për të  qeverisur bashkë për Prizrenin pas 17 tetorit Në këtë tubim,që ishte tubim i shpresës, pos kandidatit për kryetar  të Prizrenit, Shaqir Totaj, i pranishëm ishte edhe  Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi  si dhe ish krytari Dr. Ramadan Muja, ish kryetari i PDK-së për Prizren Minir Krasniqi, kandidatët për Kuvendin e Prizrenit dhe struktura tjera të PDK-së. Memli Krasniqi  në këtë tubim madhështor ka thënë se gjatë katër viteve të kaluara për Prizrenin është ndalur ora në vend, andaj më 17 tetor, me angazhimin tuaj dhe me votën e qytetarëve, Prizreni do të nisë sërish ta përjetojë ndërtimin dhe  zhvillimin. Mobilizimi juaj, në njërën anë dhe në anën tjetër  prania e juaj  edhe pse  e kufizuar për  shkak të masave, dëshmon se  ora  e  Prizrenit  do të  aktivizohet me  PDK-në, me kryetarin e ardhshëm Shaqir Totajn.

Ndërsa Shaqir Totaj, pasi ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prizrenit për dhjetë vite me radhë Prof. Ramadan Mujën e kryetarin e PDK-së Minir Krasniqin, ka theksuar se  PDK-ja kur është e bashkuar dhe unike  fitoret i ka të sigurta, andaj sonte jemi mbledhur  që në një mënyrë ta kremtojnë fitoren e 17 tetorit, sepse kështu ka vendosur Prizreni. Për fitore të PDK-së kanë vendosur biznesmenët, kanë vendosur mjekët e infermierët, kanë vendosur mësimdhënësit  dhe qytetarët, që për katër  vite kanë përjetuar secili në formën e vet tmerrin institucional. Andaj, fitorja  jonë  do të jetë fitore për  qytetin, për ardhmërinë  dhe për një zhvillim të hovshëm në të  gjitha  segmentet e jetës. Entuziazmi i të pranishmëve  dhe mbështetja  e gjerë popullore e  prizrenasve është garanci e  fitores  së PDK-së më 17  tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re

Ish-deputetja Rudina Hajdari, ka deklaruar se opozita, në tërësi sot është më e përçarë se kurrë

Ish-deputetja nga radhët e PD-saë Rudina Hajdari, e cila ndodhet në Amerikë ka deklaruar se ...