Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj feston Ditën Kombëtare të Sllovenisë me zyrtarët e lartë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka festuar Ditën Kombëtare të Sllovenisë duke u bashkuar me kryeparlamentaren sllovene Urshka Klakoçar-Zupançiq dhe ambasadoren sllovene në Kosovë, Benedejçiq. Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia ka ofruar për Kosovën në të gjitha proceset. Sllovenia, një partner i rëndësishëm i Kosovës, festoi Ditën Kombëtare. Këtë ditë të veçantë, isha i lumtur që ta festoja bashkë me kryeparlamentaren sllovene znj. Urshka Klakoçar Zupançiq, e cila po qëndron për vizitë në vendin tonë, si dhe ambasadoren sllovene në Kosovë, znj. Benedejçiq”, shkroi Haradinaj. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për përkushtimin e Sllovenisë në forcimin e lidhjeve të ngushta bilaterale mes dy vendeve dhe për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në proceset e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …