Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës nisin patrullimin e përbashkët për sezonin veror

Ka nisur patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe Policisë Rrugore të Kosovës. Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Altin Qato, priti në Morinë Drejtorin e Policisë Rrugore të Kosovës, Jeton Rexhepi, dhe patrullat e para të Kosovës që do të patrullojnë në Rrugën e Kombit, Lezhë, Shëngjin dhe Durrës. Të dy drejtorët theksuan rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor për rritjen e sigurisë në rrugë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për menaxhimin e trafikut dhe shkëmbimin e përvojave gjatë sezonit turistik.

Kontrolloni gjithashtu

LVV i mbyll derën Vjosa Osmanit për presidente, synon marrëveshje me LDK-në për institucionet

Lëvizja Vetëvendosje ka sinjalizuar se nuk e mbështet rikandidimin e Vjosa Osmanit për presidente të …