Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe ish-kryeministri, Hajredin Kuçi, kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe ish-zv-kryeministri, Hajredin Kuçi, kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga ish-zv-kryeministri,  Hajredin Kuçi, i kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë. Ai me këtë rast ka shkruar se çlirimtarët,  janë të pathyeshëm edhe në luftë edhe në betejën pranë Gjykatës Speciale. Lavdia e krenaria e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të triumfojë sërish! Nga vizitat më emocionale e më të veçanta, patëm këto ditë, me profesorin e mikun tim të nderuar, Hajredin Kuçi, ku bashkë vizituam në Hagë, emblemat e lirisë, lavdisë, krenarisë dhe shtet formimit të Kosovës, krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetarin, Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën,  të gjithë, të pathyeshëm, krenarë e energji plotë, po vazhdojnë betejën e sakrificën që nisën qysh në luftën për liri të Kosovës, duke u mbajtur edhe sot, padrejtësisht në gjykimin absurd të një lufte të pastër çlirimtare. Ata do të triumfojnë, do të triumfoj lufta jonë për liri, lavdia e krenaria e saj, që solli lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …