IRNA: Shqipëria nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike të asnjë lloji, në Iran

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Hashemi që thotë se “Irani ka respektuar gjithmonë marrëdhëniet e përzemërta me Shqipërinë”, por ajo është viktimë e Amerikës dhe e Izraelit.  Irani ka bërë të ditur me këtë rast se Shqipëria nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike të asnjë lloji në Iran. Ne ia dorëzuam Shqipërisë protestën tonë, por vendi nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike në Iran, kështu që nuk mund të thërrisnim ambasadorin apo përfaqësuesin e tyre për të protestuar apo për ta  dëbuar atë. Megjithatë, ne e dëshmuam protestën tonë të ashpër përmes kanaleve të tjera”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit.

Irani hapi ambasadën e vet  në Tiranë rreth 30 vjet më parë, por për shkak të problemeve të rënda ekonomike Shqipëria nuk mund të hapte një ambasadë, në Teheran”. Duke e quajtur sjelljen e Tiranës të papranueshme dhe të dënueshme, ai tha se ky veprim është vazhdimi i skenarëve të mëparshëm “për të sabotuar marrëdhëniet e Iranit me vendet europiane”. Ministria e Jashtme e Shqipërisë edhe më parë kishte dëbuar dy diplomatët iranianë të dyshuar për përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …