Instituti GAP ka publikuar raportin për të gjitha komunat dhe kryetarët e tyre. Në analizë janë marrë premtimet e kryetarëve që janë bërë gjatë fushatës së vitit 2017, kur u mbajtën zgjedhjet komunale në të gjithë Kosovën. Sipas këtij raporti, kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma, i ka përmbushur 10 nga 16 premtimet e bëra gjatë fushatës, 4 i ka afër përfundimit dhe dy projekte i ka filluar tani, ndërkohë që ka kohë deri në tetor të vitit 2021 të përfundojë ato. Suma është kandidat i pavarur. Ai ka tre mandate si kryetar i komunës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
