Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim senatorin amerikan Ron Johnson

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim senatorin amerikan Ron Johnson

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim senatorin amerikan Ron Johnson, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në vend  dhe në rajon, me theks të veçantë në përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në mes të vendeve të rajonit. Duke e falënderuar senatorin Johnson, kreu i shtetit theksoi se po punon për arritjen e një marrëveshjeje që do të ketë efekte pozitive për rajonin. “Marrëveshja do të jetë e vështirë të arrihet”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se nëse arrihet, ajo do të jetë plotësisht në pajtim  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE-në, si dhe do të jetë marrëveshje e zbatueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …