Alexis Tspiras

Cipras: Nuk ekziston çështja çame, Shqipëria të ndryshojë librat shkollorë, arvanitasit janë grekë

Kryeministri i Greqisë, Tsipras, sërish ka deklaruar se  nuk ekziston çështja çame dhe negociatat me Shqipërinë që po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve, janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Shumë nga këto premtime janë prej vitit 2009. E kam fjalën për zonat detare nga ana e tyre, e kam fjalën për librat shkollorë dhe ndryshimin e tyre, për varrezat e ushtarëve grekë, dhe sidomos të reformave për sa i përket të drejtave të minoritetit grek.. Gjithashtu disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje. Dhe do të thosha se është për të mirën tonë, që në këto tema të ketë më shumë mendjekthjelltësi pas në çështje serioze kombëtare duhet të ketë informim, dakordësi dhe besim. Ai kohë më parë ka kërkuar nga Shqipëria që në tekstet e historisë të mos përmenden fare arvanitasit madje të mos përmendet as origjina e tyre, sepse, sipas tij  ata  janë grekë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …