Thaçi Ujman

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është një e pavarur dhe nuk do të ndahet

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në veri të Mitrovicës ku ka vizituar Liqenin e Ujmanit. Ai ka lundruar me barkë në Liqenin e Ujmanit, me ç’ rast  ka vizituar edhe pikën kufitare në Bërnjakë.  “Dërgoj mesazhin për të gjithë qytetarët që të punojmë së bashku për Kosovën e re. Kosova është një, është e pavarur dhe sovrane. Bisedat që do të zhvillohen në ditët, javët dhe muajt në vazhdim në Bruksel do të jenë për paqe, stabilitet dhe njohje reciproke”, ka thënë Thaçi.  “Ishte një mrekulli ti shihje gjithë njerëzit duke punuar të gjitha nacionaliteteve pa dallim. Unë zakonisht vikendet i kaloj duke ecur nëpër bukuritë e Kosovës. Sot pas kësaj vizite vendosa që të bëjë një gjiro lundrimi në këtë vend të bukur dhe të pakrahasueshëm të Kosovës. Ishte një shëtitje e bukur në liqenin e Ujmanit në këtë aset të rëndësishëm energjetik të Kosovës. Vizita e papritur e  Thaçit ka nxitur reagime të shumta në Serbi,ku presidenti Aleksandar Vuçiq ka dhënë urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …