Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi mirëpriti miratimin e rezolutës për vëllezërit “Bytyçi” nga Senati amerikan

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi mirëpriti miratimin e rezolutës për vëllezërit “Bytyçi” nga Senati amrikan.  “E mirëpres miratimin e rezolutës  nga Senati që shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyqi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999”. Ai ka thënë se kjo rezolutë mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të Amerikës por gjithashtu sipas tij, tregon se kur është në pyetje Kosova, Amerika është një, pa dallime partiake. “Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së mbështet protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e gjuhës amtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shprehur mbështetje të fuqishme për studentët shqiptarë …