Stevo Pendarovski

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dërguar letër falënderuese Senatit amerikan

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dërguar letër falënderuese Senatit amerikan për ratifikimin e protokollit mbi anëtarësimin e vendit të tij në NATO. Raportohet se letra ishte e shkruar, përveç në gjuhën angleze, edhe në gjuhën maqedonase e shqipe. Falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ratifikuan në  Senat Protokollin mbi anëtarësimin tonë në NATO.  Partneriteti strategjik në mes të SHBA dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon në Aleancë dhe i kontribuon stabilitetit dhe sigurisë globale”, ka thënë shefi i shtetit të maqedonasve, shkruan portali Faktor. Falënderimi i Pendarovskit edhe në gjuhën shqipja, ka zemëruar opinionin shovinist, nacionalist, në Serbi e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …