Kryetari Latifi mbajti takimin e Tretë periodik me drejtuesit dhe përfaqësuesit e institucioneve arsimore

Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e Arsimit, z. Muhamet Morina, zyrtarë të DKA-së dhe përfaqësuesin e Stacionit Policor në Rahovec, zhvilloi takimin e tretë periodik me Drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë, psikologët, pedagogët dhe kryetarët e Këshillave Drejtues.

Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit mësimor, cilësinë në arsim, sfidat me të cilat përballen shkollat, sigurinë e nxënësve, si dhe për investimet që po realizohen në ndërtim dhe riparim të objekteve shkollore, rritjen e sigurisë, pajisjen me teknologji informative, përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe digjitalizimin e procesit mësimor.

Kryetari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës, institucioneve arsimore, prindërve dhe akterëve të tjerë, me qëllim të krijimit të një mjedisi më cilësor, të sigurt dhe bashkëkohor për nxënësit.

Kontrolloni gjithashtu

Ekrem Kastrati:UÇK-ja është historia jonë, krenaria jonë dhe liria jonë!

Në unitet institucional, Kuvendi i Komunës së Malishevës miratoi Deklaratën përmes së cilës riafirmuam një …