Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkon nga bizneset japoneze që të vijnë në Kosovë dhe të investojnë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkon nga bizneset japoneze që të vijnë në Kosovë dhe të investojnë

Në vazhdim të vizitës së tij në Tokio, kryekuvendari Veseli, u prit në takim nga Hiroshigo Seko, ministër për Ekonomi, Tregti dhe Industri në Qeverinë japoneze. Ai kërkoi nga bizneset japoneze të vijnë në Kosovë për të hulumtuar mundësitë investive. Nga ana e tij, ministri japonez theksoi se Japonia është e interesuar që bizneset e saj, sidomos markat e njohura të industrisë japoneze, të jenë sa më shumë prezente në Evropë dhe Kosova përbën një fushë të interesimit. Ai tha se tash që do të fillojë punën ambasada japoneze në Prishtinë, mundësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit do të jenë shumë herë më të mëdha. Veseli e ka përmendur sektorin e teknologjisë së informacionit, si një sektor në të cilin ekziston një potencial i madh bashkëpunimi midis dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që në të ardhmen e afërt të ndodhin vizita reciproke të delegacioneve nga fusha e bizneseve, në mënyrë që bashkëpunimi të fillojë me hapa konkretë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …