Familja e dëshmorit Ismet Asllani bënë të ditur së nga ky përvjetor do të pushojë me vet organizimin e homazheve

Familja e dëshmorit Ismet Asllani bënë të ditur së nga ky përvjetor do të pushojë me vet organizimin e homazheve

Familja e dëshmorit të kombit, Ismet Asllani i njohur gjatë luftës më pseudonimin “Prapashtica”, më anë të një njoftimi ka bërë të ditur se më 24 mars 2019,  në 20 vjetorin e rënies heroike të Ismetit do të organizohen nderime dhe homazhe. Gjithashtu familja Asllani njofton se nga ky përvjetor do t’i pushojë organizimin e homazheve që janë vetë organizuar nga familja për 20 vite më radhë duke ia  lënë shtetit përkujdesjen institucionale e përkujtimore tash e tutje.

“Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Ismet H. Asllani “Prapashtica”, ne familja (për 20 vite), vet-organizojmë homazhe.

AGJENDA:

Më 24 mars, në orën 9 e 30-të, nderime tek shtatorja e heroit në Lipjan.
Në orën 10:00, nderojmë tek vendi i rënies “Fusha e Madhe”, Konjuh – Lipjan.
Në orën 12:00, do të bëhen homazhe në Prapashticë, atje ku prehet trupi i dëshmorit.

Familja ju njofton, se me këtë 20 përvjetor, do t’i pushojë të gjitha aktivitetet në lidhje me organizimin e shënimeve të përvjetorëve të tjerë për Ismetin. Ju falënderojmë të gjithë juve të nderuar (ish) pjesëmarrës, që nuk n’a keni lënë vetëm por, duke kaluar udhë të gjata ishit pranë HEROIT e pranë nesh gjatë këtyre 20 viteve të shënimeve të përvjetorëve. Nga këtu e tutje , ju njoftojmë publikisht se, kemi vendosur t’ia lëmë shtetit përkujdesjen Institucionale Përkujtimore për heroin, Ismet Asllani- “Prapashtica”, thuhet në njoftimin e familjes së dëshmorit Ismet Asllani.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …