Isa Mustafa, thotë se njëherë nuk do të ketë takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa​, uroi kryetaren e re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas zgjedhjes së saj

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa​, uroi kryetaren e re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas zgjedhjes së saj në këtë detyrë. Mustafa shkroi se e kishte marrë me gëzim lajmin e përzgjedhjes së Der Leyen në postin e presidentes së KE-së, edhe për faktin se ajo vjen nga partia simotër e LDK-së, CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët me partinë e Mustafës në Partitë Popullore Evropiane. Për LDK-në, Von der Leyen ka një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë qeverinë e shtetit të Saksonisë së Ulët dhe nga viti 2005 si ministre në Qeverinë Federale të Gjermanisë, fillimisht si Ministre e Çështjeve Familjare dhe Rinisë (2005 – 2009), pastaj Ministre e Punës dhë Çështjeve Sociale (2009 – 2013) dhe në fund si Ministre e Mbrojtjes (2013 – 2019).

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …