Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj propagandës paraelektorale të pushtetit në lidhje me Urën e Ibrit. Ai ka sqaruar se LDK-ja mbështet hapjen e urës, por kjo duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me NATO-n dhe Amerikën Ai ka akuzuar pushtetin për trajtimin e çështjes si një mundësi për propagandë dhe përballje politike, duke injoruar rekomandimet e aleatëve për sigurinë. Hapja e urës pa miratimin e këtyre aleatëve do të nënkuptonte konfrontim me ta dhe do të krijonte një imazh të dëmshëm për Kosovën. Abdixhiku ka apeluar që qytetarët të mos bien pre e këtyre manovrave paraelektorale dhe të mbështesin një qasje të bazuar në konsensus dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen në rajon
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e …