Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me të rinjtë në Prizren

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me të rinjtë në Prizren

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me të rinjtë e Nismës. Ai ka takuar të rinjtë e Nismës në Prizren, ku ka thënë se beson shumë në potencialin që ka rinia e Prizrenit dhe partia të cilën ai e drejton është e interesuar për të fuqizuar rininë. “Ne sot përmes shpalosjes të atyre dy zotimeve tona, dëshirojmë të kërkojmë ndihmën tuaj që më punë të mira bashkë të mobilizohemi për ta ndryshuar gjendjen në vendin tonë. Vendit më shumë se kurrë i duhet aktivizimi i përbashkët. Vendi po izolohet dhe kontestohet nga të gjitha anët. Kjo situatë duhet të na shërbejë për mobilizim dhe këmbëngulje për ta bërë shtetin tonë. Limaj ka folur edhe për vendosjen e taksës së Qeverisë prej 100 % për produktet serbe. Këto masa, sipas tij, janë për t’i shërbyer ekonomisë së Prizren dhe Kosovës. Ai iu ka bëre apel zejtarëve dhe ekonomisë së Prizrenit që të mos luajnë me çmime, sepse  Shteti, nuk do t’i lejoje spekulime të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Dastid Koreshi: Plan i Jashtëzakonshëm i Kosovës për Anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, Dastid Koreshi, ka vlerësuar përpjekjet e …