Brickos

Berat Rukiqi: Është hipokrizi thirrja për respektimin e masave kur në të njëjtën partitë politike po e shkelin ligjin

Berat Rukiqi thotë se duhen edhe veprime shtesë edhe në tri vitet e ardhshme nga shteti për ta shpëtuar ekonominë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se paratë e Trustit duhet të shpenzohen brenda vendit. Tutje, ai tha se qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim, pasi që pandemia ka shkaktuar shumë humbje te bizneset.“Qytetarët e kanë mirëpritur 10% të Trustit. Por vetë shkalla e aplikimit dhe numri i aplikimeve na japin disa indikacione. Qytetarët janë në krizë se në kushte tjera nuk do të ishin aq të etur për t’i tërhequr mjetet e trustit”, ka thënë ai. Rukiqi thekson se presin një hyrje rreth 200 milionë euro në ekonomi, duke shtuar se në tri vitet e ardhshme duhet të ketë veprime shtesë, të cila mund të lehtësojë jetën e bizneseve. Rimëkëmbja nuk lidhet vetëm me vitin 2021 duhet edhe veprime shtesë edhe në tri vitet e ardhshme atëherë mund ta ketë një ndikim që të lehtësohet jeta e bizneseve dhe të ruhen vendet e punës”./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …