Në dalje të Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat janë deri në 900 metra

MPJD: Për çfarëdo problemi qytetarët tanë të nisur drejt Kosovës të kontaktojnë ambasadat tona

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet në pikëkalimet kufitare mes Sllovenisë e Kroacisë, Kroacisë e Serbisë, Hungarisë e Serbisë dhe kësaj të fundit dhe Kosovës, ku ka një numër të madh të mërgimtarëve tanë që po presin për të ardhur në vendlindje për pushime. Po ashtu thuhet se MPJD ka krijuar një shtab emergjent brenda ambasadave tona në këto shtete, si dhe brenda ministrisë, për të përcjellë secilin zhvillim në pikëkalimet kufitare ku ka pritje të gjata, dhe për t’u dalë në ndihmë shtetasve tanë që kanë marrë rrugën për në Kosovë.

MPJD kërkon nga të gjithë qytetarët që për çfarëdo problemi apo nevoje për ndihmë, të kontaktojnë pa asnjë hezitim ambasadat tona, të cilat me urdhër të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, janë në gjendje gatishmërie për t’iu përgjigjur secilës nevojë të qytetarëve të Kosovës që kanë marrë rrugë gjatë kësaj periudhe.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci

Adresa: Trg Kralja Tomislava 8 10000 Zagreb

Tel: +385 (0) 1 482 7742 +385 (0) 1 482 7743 +385 (0) 1 6430 287 Konsullata: +385 (0) 1 482 77 41; +385 (0) 1 482 77 21

E-mail: [email protected]

Web: http://ambasada-ks.net/hr/

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni

Adresa: Tivolska c. 48, 1000 Ljubljana, Slovenia

Tel: + 386 (0)1 541 54 10; + 386 (0)1 541 54 11

Email: [email protected]

Web: http://ambasada-ks.net/si/

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari

Adresa: BANK CENTER 1054 Budapest, Szabadsag Ter 7. 1054 Budapest

Tel: +36 1 688 7872

E-mail: [email protected]

Web:http://ambasada-ks.net/hu/

Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi:

Adresa: Vladimira Popovica 40A, 11070 Beograd

Tel: +381 (0) 66 8787871 (Serbi); +383 (0) 49 448 569 (RKS)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …