Dritan Abazoviq

Kryetari i partisë Lëvizjes Qytetare për Reformën e Bashkuar, Dritan Abazoviq, mund të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Kryetari i partisë Lëvizjes Qytetare për Reformën e Bashkuar, Dritan Abazoviq, mund të bëhet kryeministër i Malit të Zi, nëse Qeveria e pakicës do ta shkarkonte, kryeministrin aktual, Zdravko Krivokapiq. Radiotelevizoni i Malit të Zi njofton se qeveria e pakicës do të përbëhet nga URA, SNP dhe partitë e pakicës. Kjo është diskutuar me përfaqësues të partive shqiptare dhe boshnjake. Sipas këtij propozimi, në Qeveri nuk do të kishte përfaqësues të DPS dhe DF. Në një rast të tillë Dritan Abazoviq do të bëhej kryeministri i parë shqiptar i shtetit malazez, dhe ne tri shtete në Ballkan do të kishin kryeministra shqiptarë. Republika e Kosovës me kryeministër, Albin Kurtin dhe Republika e Shqipërisë, me Edi Ramën dhe Mali i Zi me Dritan Abazoviqin. Shqiptarët e ndarë në gjashtë shtete  të Ballkanit kanë tre kryekuvendarë dhe tre ministra të jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …