Lulzim Basha

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, përpara përgjegjësisë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet vendore të 6 marsit

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha është vënë përpara përgjegjësisë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila zgjati deri pas mesnate, deputetë të ndryshëm i kanë kërkuar atij dorëheqjen. Burimet kanë bërë të ditur se një pjesë ka propozuar madje edhe ribashkimin me pjesën që mbështesin Berishën me të cilin desh u vranë për zyrat në 8 janar. Në votimet e së dielës, përfaqësuesit e Partisë Demokratike, përveç Rrogozhinës dhe Dibrës, ku kandidati Luan Haka, u nda me disa dhjetëra vota nga i dyti në garë, të katër bashkitë e tjera, grumbulluan shumë pak vota. Basha mësohet të ketë deklaruar në mbledhjen e grupit parlamentar se “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje”, duke akuzuar në këtë mënyrë kryetarin lir Meta se kishte dekretuar papritur zgjedhjet e pjesshme të cilat ai i kishte mbajtur të bllokuara për një kohë të gjatë. Edhe në deklaratën e djeshme për mediat, Basha u përpoq që të gjente shkaqet e humbjes jashtë përgjegjësisë së Partisë Demokratike. Por deputetë të ndryshëm nuk kanë qenë të këtij mendimi. Nënkryetari i parlamentit dhe njëri nga 4 nënkryetarët e PD,  Agron Gjekmarkaj, ka njoftuar dorëheqjen nga të gjithë funksionet politike, në shenjë përgjegjësie për rezultatin.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Çka nëse opozita dëshmon se ka 61 vota?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër pas propozimit të Lëvizjes …