Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar kryetarin e  Hashim Thaçi në Klinikën e Urologjisë në QKUK, i cili sot i

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli takon disa nga ish-pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shpreh mirënjohje atyre

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë të dielës ka takuar disa nga ish-pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë takim, Veseli, u zotua para tyre se do ta luftojë deri në fund korrupsionin. Ai përmes një videoje të postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, dëgjohet duke iu thënë ish-luftëtareve se, ky është edhe amaneti i tyre.

“Ne jemi populli i Teutës, Norës së Kelmendit, Bubulinës, Tringë Smajlit, Shotë Galicës, Xhevë Lladrovcit e shumë heroinave të tjera që i kanë dalë përballë pushtuesve. Nënat, motrat e vajzat tona kanë mbajtur mbi supe një peshë të rëndë në çdo kohë të vështirë të historisë. Shumë gra e vajza rrokën armët dhe veshën uniformën e UÇK-së, duke i dalë zot kësaj toke. Unë i takova dhe bisedova me disa prej tyre për rrugëtimin e lirisë dhe pavarësisë, si dhe për sfidat që na presin përpara. U jam pafundësisht mirënjohës këtyre veteraneve për rolin kyç në luftë, por edhe për mbështetjen që më dhanë në luftën kundër korrupsionit. Përkrahja e tyre është jo vetëm nder, por edhe obligim moral për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe për ta mbajtur rininë në Kosovë, duke ndërtuar të ardhmen që meriton atdheu ynë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …