Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e pret në takim ambasadorin e austriak në Kosovë, Christoph Weidinger

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e pret në takim ambasadorin e austriak në Kosovë, Christoph Weidinger

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. “Austria vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat e zhvillimit dhe në rrugën e integrimeve euro atlantike. Në takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, diskutuam për miqësinë historike të dy popujve tanë si dhe përkrahjen për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Po ashtu, u dakorduam se bashkëpunimi ynë edhe mund të thellohet edhe të begatohet me përmbajtje të reja, me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 44-të – mungon shumica parlamentare

Për herë të 44-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. As …