Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se shpenzimeve të milionave eurove të kësaj Qeveria për libra po i vjen era korrupsion

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se shpenzimeve të milionave eurove të kësaj Qeveria për libra të nxënësve, po i vjen era korrupsion. Ai ka theksuar më tutje se ndonëse tani numri i nxënësve është më i vogël, shifra e shpenzimeve që ka bërë kjo Qeveri për libra të nxënësve, është dukshëm më e madhe. “Në vitin e fundit që PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milionë euro për librat e 247 mijë nxënësve. Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milionë euro për libra – ndonëse nuk janë kompensuar librat e nxënësve të klasave 6-9. Vitin e kaluar, në vitin shkollor 2022-23, janë shpenzuar rreth 17 milionë euro për librat e rreth 210 mijë nxënësve. Pra, ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milionë euro më shumë! Kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre”, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …