leoni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fushatën zgjedhore të 17 tetorit, ka qëndruar në Besianë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fushatën zgjedhore të 17 tetorit, ka qëndruar në Besianë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fushatën zgjedhore të 17 tetorit  ka qëndruar në Besianë dhe bashkë me kandidaten e kësaj partie për kryetare të kësaj komune, Floretë Zejnullahun, vizituan Klubin Futbollistik “Llapi” në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe kompaninë e njohur llapjane “Ananas – Impex”, ku shpalosën planin e Partisë Demokratike të Kosovës për sportistët dhe bizneset, në  katër vitet e ardhshme. Krasniqi ka bërë të ditur se ka themelues e aktivistë të kahmotshëm të PDK-së dhe të rinj të Besianës, për mobilizim të jashtëzakonshëm në mbështetje të Floretë Zejnullahun për kryetare. Më 17 tetor, llapjanët duhet të bëhen bashkë dhe ta votojnë numrin 177, për të sjellë ndryshimin aq të nevojshëm në Besianë. Për një qeverisje vizionare, zhvillimore e transparente, për të gjithë qytetarët, ka  shkruar, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI dhe Avonet: Angazhimi i asistentëve pa Kuvend funksional, abuzim etik dhe keqmenaxhim i parasë publike

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ndaj angazhimit të asistentëve personalë nga ana e deputetëve, …