Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi prezanton Koordinatorin e Departamentit për Drejtësi në KQM

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi prezanton Koordinatorin e Departamentit për Drejtësi në KQM

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar sot Koordinatorin e Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda. Nëpërmjet një video prezantimi, Krasniqi u shpreh se për të përmbushur vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për qeverisje të mirë, parakusht është sundimi i ligjit, një drejtësi e paanshme dhe efikase, që do të realizohet përmes Departamentit për Drejtësi. Përparim Gruda është profesor i së Drejtës Kushtetuese, Gjyqësisë Kushtetuese dhe Filozofisë të së Drejtës në Fakultetin Juridik, ndërsa aktualisht po vazhdon kërkimet shkencore të post-doktoraturës në Universitetin e Grazit në Austri. Ai ka shërbyer si këshilltar dhe ekspert ligjor në institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare, duke ofruar ekspertizën e tij si një profesionist i dalluar në fushën e drejtësisë. “Me përvojën dhe punën e tij intelektuale, së bashku me një ekip të përgatitur e profesional në kuadër të Departamentit për Drejtësi, Përparimi do të angazhohet për të quar përpara idetë që mund ta përmirësojnë dhe do ta transformojnë sektorin e drejtësisë, duke ofruar alternativa konkrete brenda Kabinetit për Qeverisje të Mirë.”, tha kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …