Kordinatori i Departamentit për Drejtësi, Përparim Gruda, ka falënderuar kryetarin Memli Krasniqi për besimin dhe përgjegjësinë

Kordinatori i Departamentit për Drejtësi, Përparim Gruda, ka falënderuar kryetarin Memli Krasniqi për besimin dhe përgjegjësinë

Ndërkaq, Koordinatori i Departamentit për Drejtësi, Përparim Gruda, duke falënderuar kryetarin Krasniqi për besimin dhe përgjegjësinë, tha se rruga e integrimit të Kosovës në BE varet nga reformimi i sistemit ligjor dhe në arritjen e këtyre standardeve, kërkohet dije dhe vullnet politik. “Kjo reformë, nuk mund të bëhet pa koordinim të plotë me aleatët tanë strategjik,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Kjo reformë, nuk do të ketë karakter hakmarrës ndaj askujt dhe do të bëhet me konsensus maksimal politik. Këtë mund ta bëjë vetëm PDK. Ideali për drejtësi, është ideal i shumë brezave tanë. Është ideali i luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ideal i përpjekjeve për pavarësi e shtetndërtim. Prandaj, unë bashkë me ekipin e ekspertëve në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, do të punojmë pafund çdo ditë për realizmin e këtij ideali të shenjtë”, theksoi ai. Përparim Gruda është koordinatori tretë i prezantuar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, disa ditë pas prezantimit të vizionit të KQM-së, që do t’i ketë 15 departamente.

Kontrolloni gjithashtu

Qindra të vdekur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga vërshimet në Afganistan

Qindra persona janë mbytur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga vërshimet në Afganistan. Zabihullah Muxhahid, …