Memli Krasniqi është pritur në takim nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Adi Muzuroviq

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti ua dha qytetarëve nga 100 euro dhe ua mori përmes faturave të rrymës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,  sot në foltoren e Kuvendit  ka thënë se Qeveria Kurti ua ka dhënë qytetarëve nga 100 euro dhe pas dy ditësh ua ka marrë përmes faturave të rrymës. Faturat e muajit të kaluar e kanë tmerruar secilën familje. E këtu kemi zyrtarë të qeverisë që jetojnë në një tjetër realitet. A mund të na tregoni se sa janë rritur të hyrat dhe profiti e KEDS-it dhe KESCO-s në krahasim me qeverisjet e kaluara?. Më tutje, Krasniqi ka thënë se kushdo që është i përfshirë në shtrenjtimin e energjisë elektrike do të japë përgjegjësi.  Jam i bindur se ky është krim i organizuar, jam i bindur se shumica prej jush nuk jeni në dijeni. Kjo është skemë kriminale në krye me Martin Berishajn, e kjo nuk bëhet pa dijeninë e Albin Kurtit. Kjo do të dalë në shesh dhe të gjithë do të japin përgjegjësi”, ka saktësuar para deputetëve, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …