Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi vazhdon takimet në Bruksel, kërkon shtim të vëmendjes së BE-së për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi vazhdon takimet në Bruksel, kërkon shtim të vëmendjes së BE-së për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, dhe Sekretari për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku, në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropia, ka takuar në Bruksel, Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Europian, z. Michela Matuella, si dhe shefin e njësisë për Kosovën, Vassilis Maragos. Gjatë këtij takimi u diskutua për procesin integrues të Kosovës, krahas shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes shtetit tonë dhe Bashkimit Europian, ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim dhe tema të tjera relevante. “Zonjën Matuela e falënderova për asistencën e vazhdueshme që Komisioni Europian i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve institucionale, ndërsa u pajtuam që ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …