Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kërkon përfshirjen e Kosovës Lindore në bisedimet Kosovë - Serbi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kërkon përfshirjen e Kosovës Lindore në bisedimet Kosovë – Serbi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar nga liderët kosovarë përfshirjen e Kosovës Lindore në bisedimet Kosovë-Serbi. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi që pati sot me delegacionin e Republikës së Kosovës, në Preshevë, me ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj- Stublla dhe ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi. Arifi theksoi se Kosova Lindore duhet të jetë edhe pjesë e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, në rast të kundërt siç u shpreh ai marrëveshjet nëse do të arrihen mes dy shteteve nuk do të ishin të qëndrueshme. Ndërsa, ministrja Haradinaj – Stublla tha se gjatë këtij takimi kanë ndarë shqetësimet karshi shqiptarëve të kësaj treve dhe kërkoi që ata Serbia t’i trajtoj ata me të drejta të barabarta, ashtu siç i trajton Kosova minoritetin serb.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …