leoni

Bujar Bukoshi: Përpjekja për ta kriminalizuar luftën e UÇK-së, përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës

Bujar Bukoshi: Përpjekja për ta kriminalizuar luftën e UÇK-së, përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës

Ish-kryeministri i parë i Kosovës, në egzil, në vitet 90-të, Bujar Bukoshi, ka thënë se përpjekja për ta kriminalizuar luftën, si një nga instrumentet kryesore të lirisë së Kosovës, është përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës. “Të nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë”. “Në Kosovë dështoi drejtësia e importuar nga Perëndimi në emër të shtetit të së drejtës, dhe po ashtu do të dështoj drejtësia e eksportuar në perëndim, në emër të ndëshkimit të shqiptarëve,  është shprehur Bukoshi. Ai, është citur të ketë thënë  se UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj, nuk mund të bëhen sot ushqim për politikat e ditës në Kosovë, Serbi dhe në Perëndim. “Kush mendon se duke përdorur Gjykatën Speciale, mund të diktojë politikën në Kosovë, dëmton edhe drejtësinë edhe politikën. Kosova është mësuar t’ia dalë sa herë drejtësia ka qenë mjet politik kundër shqiptarëve”, ka thënë Bukoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …