Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj duke folur për Asociacionin thotë se tani nuk kemi zajednicë por autonomi të serbëve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për Asociacionin, draft statutin që po flitet, si do të jetë ai në krahasim me atë të viteve të kaluara, qeverisjen Kurti e shumë të tjera. Duke folur për protestat kundër Zajednicën që i ka bërë kur ishte në opozitë me VV-në, ai thotë se tani është shtuar nevoja, pasi tani nuk është Zajednicë, por autonomi. Malli jo, por nevoja është shtuar. Besoj se ka nevojë më shumë se përpara, sepse tash është më shumë se Zajednicë, tash është autonomi’, thotë ai. Molliqaj përmend protestat që i kanë bërë si PSD. I kemi pasur disa protesta, të cilat e kanë kundërshtuar këtë pushtet për disa çështje, një për energji, një për Gjykatën Speciale dhe një për Zajednicë, Asociacionin, por nën anën tjetër është pak e natyrshme krejt ai kulmim opozitar i pakënaqësisë me procesin e dialogut, por jo vetëm, ka rezultuar me një mbështetje të madhe për një subjekt politik siç është Vetëvendosje, por çka është pritur vullneti politik aktivist i shprehur nëpër rrugë, Kuvend dhe fshatra e qytete, të kulmojë në qeverisje”, potencon i pari i PSD-së për Blic Interview. Teksa flet për aktivistët e Vetëvendosjes, ish-bashkëpartiaku i tyre vlerëson se ata tani, disa janë burokratë e disa oportunistë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …