leoni

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përkujtoi dëshmorët: Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa e Xhevat Kasapi

Në 24-vjetorin e rënies, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar dëshmorët Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi. Kryetari Latifi ka bërë me dije se në nderim të kujtimit dhe veprës atdhetare, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me OVL të UÇK-së, ka vendosur një pllakë përkujtimore në anën e djathtë të rrugës (te vendi i rënies) që çon te ‘Maja e Shkodranit’, e cila u shpalos në prani të familjarëve të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve dhe miqve.  “S’do të ndalemi – do të regjistrojmë çdo dëshmi që na kujton dhimbjen krenare, trimërinë dhe lavdinë e atyre që ranë për liri. Asgjë nuk harrohet”, ka thënë Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …