Vladimir Putin: Rebelimi i armatosur nga forcat mercenare të grupit Wagner përbën tradhti kombëtare dhe do të ndëshkohet rëndë

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi shtetet e Perëndimit se anëtarët e NATO-s në Evropë, po luajnë me zjarrin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi shtetet e Perëndimit se anëtarët e NATO-s në Evropë po luajnë me zjarrin duke propozuar lejimin e Ukrainës që të përdorë armë perëndimore për të goditur thellë brenda Rusisë, gjë që ai tha se mund të shkaktojë një konflikt botëror. Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Putin ka folur gjithnjë e më shumë mbi rrezikun e një konflikti shumë më të gjerë global, ndërsa Perëndimi gjendet përballë pikëpyetjes se çfarë duhet bërë lidhur me përparimin e trupave ruse në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha gazetës britanike “The Economist” se anëtarët e aleancës duhet ta lejojnë Ukrainën që të godasë brenda Rusisë me armë perëndimore, pikëpamje e mbështetur nga disa vende anëtare të NATO-s, por jo nga Shtetet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi: Më 16 shtator pres që drejtësia ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka …