Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se asnjë shkollë në komunat e Kosovës deri tash nuk ka filluara mësimin

Oferta e mbrëmshme e kryeministrit Ramush Haradinaj, për arsimtarët që janë në grevë tash e një javë, si duket ka krijuar situatë të paqartë ndër mësimdhënës. Asnjë shkollë në komunat e Kosovës deri tash nuk ka filluar mësimin, thotë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai thotë se thirrjes së kryetarëve të disa komunave për fillim të procesit mësimor deri tash nuk ju ka përgjigjur asnjë shkollë. “Ne kemi pasur mbrëmë në ora 19:00, një takim më Kryeministrin Haradinaj, por ne nuk e kemi pranuara ofertën e tij sepse është shumë e ulet karshi kërkesës sonë prej 30%, aq më keq kjo ofertë e Qeverisë nuk i ka përfshirë të gjithë mësimdhënësit. Vizitat që po bëjmë nëpër komuna ka filluar që nga java e parë e grevës dhe janë vizita normale. Apeli i kryetarëve të komunave ka qenë apel i ndier nga pozita e tyre që e kanë”, ka thënë ai. Tutje Jasharaj thotë se është i sigurt në unitetin e mësimdhënësve sepse greva është e drejtë dhe kërkesë e tyre legjitime.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …