Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë qëndrimit në Kinë, duke folur për serbët e Kosovës, tha se e mbështet çdo vendim të tyre

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë qëndrimit në Kinë, duke folur për serbët e Kosovës, tha se e mbështet çdo vendim të tyre

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në Kinë ka folur për serbët e Kosovës duke thënë se e mbështet çdo vendim të tyre. Ai aty është pyetur edhe rreth shkrimeve të mediave serbe se është duke i maltretuar serbët e Kosovës me qasjen e tij. Ne duhet të jemi  me popullin kur është e vështirë, nuk po e detyroj askënd, por mendoj se rrethanat kanë ndryshuar dhe duhet të mendojnë për zgjedhjet”, ka thënë, Vuçiq. Është e rëndësishme të flasim, të dialogojmë, edhe pse e dimë se nuk ka asgjë për të përfituar nga kjo, sepse Albin  Kurti nuk ka dashur asnjëherë dialog. Ne duam dialog, duam formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, zbatimin e asaj që kemi rënë dakord, sidomos Marrëveshjen e Brukselit, e cila është nënshkruar gati 11 vjet më parë, kam frikë se nuk kemi bashkëbisedues për këtë, por edhe biseda më e keqe është më mirë se mos bisedë fare”, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …