Kryetari i SHBA-ve, Donald Trump nënshkruan urdhër të ri ekzekutiv për uljen e çmimit të ilaçeve

Kryetari i SHBA-ve, Donald Trump nënshkruan urdhër të ri ekzekutiv për uljen e çmimit të ilaçeve

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të dielën nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv me qëllim të uljes së çmimit të ilaçeve në Shtetet e Bashkuara. Ky urdhër, që u nënshkrua më pak se dy muaj para zgjedhjeve të presidenciale të 3 nëntorit, do ta zëvendësonte një urdhër tjetër ekzekutiv për këtë çështje, që u nënshkrua më 24 korrik. Grupi më i madh i industrisë farmaceutike, PhRMA, e cilësoi vendimin e Trumpit si sulm të pamatur saktësisht në kompanitë që po punojnë ditë e natë për ta mposhtur Covid-19. Kreu i Shtëpisë së Bardhë në korrik e nënshkroi një urdhër ekzekutiv me të cilin i kërkohej kompanisë Medicare që t’i ndërlidhë çmimet e barnave në Shtetet e Bashkuara me ato të vendeve tjera. Sidoqoftë, zbatimi i këtij urdhri ishte shtyrë pasi administrata kërkoi të gjente një zgjidhje për këtë industri.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …