Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi e mori detyrën përmendi Kosovën dhe aspiratën e ligjshme për bashkimin kombëtar

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, është dhëndri i kolonelit të ndjerë shqiptar, Hysen Ymeri, stërvitësi i Adem Jasharit

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, është dhëndri i kolonelit të ndjerë shqiptar, Hysen Ymerit, sërtvitësi i komandantëve më të përkushtuar  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çekaj e shumë luftëtarë të tjerë  ishin për një kohë nën urdhrat e vjehrrit të kryetarit, Begaj. Stërvitjet kanë filluar  në vitin 1991, kur në Shqipëri po bëheshin gati për luftën e ardhshme çlirimtare në kampet stërvitore të Ushtrisë shqiptare. Hysen Ymeri, për së afërmi ka pasur rastin jo vetëm t’i shohë heronjtë e Kosovës, por edhe t’ua japë atyre përsosmërinë luftarake. E bija e Ymerit quhet Armanda. Zonja e Parë e shtetit shqiptar, sipas medias tiranase, punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit, si inxhiniere e teknologjisë. Çifti Begaj kanë edhe dy djem. Gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ia besoi kolonel Hysen Ymerit detyrën e krijimit dhe komandimit e Forcave Speciale, të quajtura në atë kohë “Delta Force” në Shqipëri, sipas modelit dhe përvojës amerikane.Pak para se të vdiste, Ymeri botoi edhe librin me kujtime,  “Stërvitëm dhe Adem Jasharin”.

Kontrolloni gjithashtu

Opozita shqiptare në Maqedoni, e përkrahur zyrtarisht nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, kopjon parullat e saj për fushatë

Skender Rexhepi, kryetari i Lëvizjes “Populli”, pjesë e Frontit Evropian, kërkoi dorëheqjen e krerëve të koalicionit VLEN

Komuna e Çairit është bastion i Ali Ahmetit dhe i yni, tha në një konferencë …