leoni

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës: Bizneset goditen për të tretën herë me rritje e cmimit të cimentos

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës: Bizneset goditen për të tretën herë me rritje e cmimit të cimentos

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon që të ndërmerren masa të mënjëhershme nga ana e institucioneve të vendit, përkatësisht nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, ku si rezultat i pakënaqësisë bizneset paralajmërojnë edhe protesa gjatë ditës së Hënë si dhe ndërmarrjen e hapave të tjerë në vazhdim në rast të mos reflektimit nga kompania.

Ngritja e sërishme të çmimit të cimentos për +17.81€/T (duke përfshirë TVSH-në) që do të hyjë në fuqi nga data 08.08.2022, është ngritja e tretë e çmimit të cimentos në vitin 2022, arsye kjo e cila mblodhi në takim urgjent përfaqësuesit e sektorit të prodhuesve të betonit në kuadër të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

 Ngritja e shpeshtë e çmimit, pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër, e mungesa e arsyetimit përmbajtësor për këto ngritje, po shkakton shumë sfida në operimin e bizneseve të sektorit të prodhuesve të betonit dhe përmbushjen e kontratave që këta të fundit kanë me klientët e bashkëpunëtorët. Si arsyetim për këto ngritje, nga ana e Sharr-Cem konsiderohet të jetë rritja e çmimit të energjisë, e cila nga ana e prodhuesve të betonit gjithashtu konsiderohet si argument i pamjaftueshëm dhe i papranueshëm.

 Kjo ishte arsyeja që bizneset të organizojn urgjent një takim të përbashkët, ku në kuadër të këtij takimi, u theksua që ky sektor po dëmtohet shum rëndë, e dëmtimi vie si rezultat i kontratave të mëhershme e afatgjata, që bëjnë bizneset, e në të cilat ndër të tjera bizeneset paracaktojn edhe çmimet e furnizimeve, e të cilët detyrohen të i’u përmbahen atyre çmimeve që kanë kontraktuar disa muaj më herët. Njëkohësisht kjo ngritje e çmimit konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha që i është bërë sektorit të ndërtimit.

 Planifikimi i bizneseve, projektet që zgjasin me vite e problemet e mëdha në operim ishin vetëm disa nga barrierat aktuale të sektorit që kanë vënë në pozita të pafavorshme bizneset, të cilave nuk u kanë mbetur alternativa të tjera për furnizim. Kjo shtuar faktit që bizneset janë në pikun e sezonit, dhe fluksi aktual i punëve, po ndikon në mënyrë direkte dhe zinxhirore edhe tek sektorët që ndërlidhen me ndërtim, duke rrezikuar kështu shumë prodhues dhe qindra e mijëra vende pune.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …