Gjeneral Begaj

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar nga kryetari i Azerbajxhanit, Ilham Aliev ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjendet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai është takuar me kryetarin,  Bajram Begaj, me të cilin ka folur për thellimin e raporteve dypalëshe. Gjatë fjalës së tij, Begaj ka kërkuar nga Aliyev njohjen e Kosovës prej Azerbajxhanit dhe mos pengimin e saj në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare. Për sa i përket rajonit tonë, i shpreha presidentit mik Aliyev qëndrimin se Kosova është tejet e rëndësishme për Shqipërinë. Stabiliteti dhe përparimi demokratik i Kosovës është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për qëndrueshmërinë dhe përparimin e gjithë rajonit tonë. Ne inkurajojmë qeverinë e Azerbajxhanit që të mbështesë dhe mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, si në Këshillin e Evropës apo njohjen e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të Kosovës. Jo më pak i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-parlamentar. Krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duhet të ndiqet nga hapa të tjerë, që krijojnë mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona”, ka thënë, Bajram  Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …