Olaf Scholz dhe Emanuel Macron, para takimit, në Bruksel kanë kontaktuar Albin Kurtin e Aleksandër Vuçiqin

Propozimi gjermano-frëng për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është propozim zyrtar i Brukselit

Propozimi franko-gjerman për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është propozim zyrtar i Brukselit, ndërsa Franca e Gjermania e kanë mbështetur fort. Dokumenti 2 faqesh për të cilin Borrell foli mbrëmë,  u mbajt në fshehtësi  të plotë, derisa dy këshilltarët, i Emmanuel Macront  dhe i Olaf Scholzit, nuk erdhën në Prishtinë e Beograd. Kurtit nuk i ndryshoi disponimi për dokumentin, e vlerëson si bazë të mirë dhe shpreson për bisedime intensive. Tashmë kur u pranua zyrtarisht se palët po e shqyrtojnë këtë propozim në kuadër të procesit të lehtësuar nga BE-ja, Brukseli mori pronësinë e tij. Josep Borrell, pas një diskutimi të gjatë në Këshillin për Punë të Jashtme të BE-së, mbi tensionet e reja mes Kosovës e Serbisë dhe daljes nga kriza, pranoi se  propozimi nuk është i Gjermanisë dhe  i Francës, por propozimi është i tij dhe  i Miroslav Lajçakut.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …