Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur akuza kundër Partisë Demokratike, e cila drejtohet nga Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur akuza  kundër Partisë Demokratike, e cila drejtohet nga Sali Berisha. Ai ka saktësuar se kjo parti është financuar me gjysmë milion euro nga rusët për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste. Që Partia Demokratike është financuar me para ruse gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë e PS-së, kjo nuk është një akuzë. Ky është një fakt. Ky është një fakt i dokumentuar për fat të keq, një fakt i zbuluar nga media, nga Shtetet e Bashkuara nga mediat ndërkombëtare, përqeshur nga shumëkush këtu, përfshirë edhe median ndërkombëtare dhe i konfirmuar nga raporti i shërbimit sekret amerikan CIA. Akuzat me serbë janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim non-gratash dhe spiunësh. Një tërbim non-gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon, Një investim që do të jetë krenari kombëtare. Një investim që do të transformojë Durrësin”, ka thënë, kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Euronews Albania”.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …