Turqia

Kryetari i Turqisë, Erdogan, ka falënderuar Kosovën, Shqipërinë, dhe Maqedoninë për solidarizim me rastin e tërmetit

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka falënderuar të gjitha vendet mike që shprehën ngushëllime dhe gatishmëri për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin, transmeton Anadolu Agency. “Falënderoj të gjitha vendet mike që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar”, shkroi Erdogan në Twitter. “Ne si Republikë e Turqisë, me të gjitha institucionet tona, jemi në terren pranë qytetarëve tanë. Situatën e kemi nën kontroll”, shtoi ai. Së bashku me deklaratën e tij, presidenti turk ka shpërndarë një fotografi me flamujt e shteteve të cilëve iu falënderua, përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …